MENU
klinika

Pas fitimit të Kupës së Italisë

Hysaj merr situatën në dorë, kërkon largimin

22.06.2020 - 12:44

Është folur shumë kohët e fundit rreth Elseid Hysajt, madje menaxheri i tij në media e ka shndërruar në një “telenovelë” me shumë seri çështjen e të ardhmes së klientit të tij. Dikur flitej për largim të padiskutueshëm e më pas për përshtypje të mirë të Gattuso-s dhe qëndrimin.

Më pas situata ndryshonte çdo javë në varësi të paraqitjeve të mbrojtësit. Mesa duket, shkodrani ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë dhe të vendosë për të ardhmen e tij. “La Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi ka kërkuar largimin nga Napoli.

Rinovimi nuk është më një çështje që do diskutuar dhe Hysaj do të shikojë për një ekip të ri, me ofertat, që nuk mungojnë. Ai nuk dëshiron ta ketë si dilemë çështjen e titullarit dhe lufta me Di Lorenzon nuk ia mundëson diçka të tillë.

Hysaj regjistron vetëm 13 ndeshje këtë sezon, shumë pak për një lojtar, që luan që prej 2015 si titullar te të kaltrit. Kështu, në javët e ardhshme ai do largohet dhe Napoli do mundohet të nxjerrë të ardhura nga shitja e tij sepse kontrata përfundon verën e vitit të ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Biasi për kapitenin e Kombëtares

“Sikur të kisha pasur 10 lojtarë si Hysaj”

Duka: Tifo për Napolin, përveç Ramës

Hysaj, i treti lojtar kuqezi që fitoi Kupën e Italisë


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola