MENU
klinika

Nga The Washington Post

Kina nuk do një “botë të re”. Ajo kërkon të sundojë këtë botë!

04.06.2020 - 09:26

Kina është në mes të një beteje të ashpër për të shpëtuar reputacionin e saj.

Qasja e tyre ka dy pjesë. Së pari, tregoni narracionin e Kinës, duke theksuar suksesin e saj në luftën kundër koronavirusit. Së dyti, sulmoni ata që kërkojnë të dëmtojnë imazhin e vendit.

Presidenti Xi Jinping ua ka lënë këtë betejë vartësve të tij.

Plani mban një titull të përshtatshëm dashamirës dhe të pafajshëm. I propozuar për herë të parë nga Xi në 2013 dhe prezantuar në Kombet e Bashkuara dy vjet më vonë, koncepti rrotullohet për rëndësinë e konsultimit dhe dialogut, përfshirjes dhe konsensusit, të bashkëpunimit dhe përfitimeve të përbashkëta.

Kjo është, me pak fjalë, krejt e paqartë.

Përkundër spekulimeve, Kina gjithmonë ka thënë se nuk po kërkon të rrëzojë rendin global. Ne duhet të dëgjojmë.

Në fund të fundit, Kina është përfituesi më i madh i globalizmit. Ajo ka përdorur në mënyrë sistematike institucione multilaterale të drejtuara nga perëndimi, të tilla si Organizata Botërore e Tregtisë, për të përparuar interesat dhe ndikimin e saj. Megjithatë, ende lufton për një kontroll më të madh të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nuk është për t’u habitur që Kina është tani kontribuesi i dytë më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara: Ajo ka ndërtuar në mënyrë të qëndrueshme për vite me radhë ndikimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Mesazhi i saj për botën është i thjeshtë: Kina është e gatshme të marrë përgjegjësitë, pasi Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga përgjegjësitë e saj globale.

Për një botë të rraskapitur dhe të varfëruar nga pandemia, është një propozim joshës.

Zhvillimi dhe stabiliteti, jo ambiciet e Kinës për të udhëhequr, janë përparësitë për shumicën e vendeve.

Pandemia mund të ketë ekspozuar mangësi në sistemin e Kinës, por zbuloi gjithashtu shumë mangësi të Perëndimit. Shtetet e Bashkuara dhe Europa, nuk ishin të përgatitur.

Kina u pengua në fillimin e pandemisë, e vërtetë. Por Perëndimi duket se po humbet terren. Kina shpreson të rimarrë besimin e botës.

Bota ka nevojë për ekuilibër dhe për momentin, asnjë vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara nuk ka mjetet për ta siguruar atë. Në një nivel praktik, lidershipi i saj është i domosdoshëm.

Por është më shumë se kaq. Bota ka nevojë për udhëheqjen amerikane për t’i kujtuar asaj se respektimi i lirisë dhe dinjitetit njerëzor siguron rrugën më të mirë për një të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Modeli i Pekinit mund të duket tërheqës për disa. Por në varësi të kulturës dhe historisë unike të Kinës, metoda mund të funksionojë vetëm atje. Në të kundërt, demokracia bazohet në parime universale që mund të ndiqen kudo, nga të gjithë.

Vijay Gokhale, një ish sekretar i jashtëm i Indisë, shërbeu si ambasadori i vendit në Kinë nga Janari 2016 deri në Tetor 2017.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”