MENU
klinika

Fluks qytetarësh

Morinë/ Kosovarët s’frikësohen nga virusi dynden drejt bregdetit

13.06.2020 - 09:38

Fluks qytetarësh në pikën kufitare në Morinë. Qindra automjete e qytetarë po presin në të  dy anët e kufirit për të kaluar fundjavën.

Fluksi më i lartë është shënuar nga qytetarët e Kosovës, të cilët pavarësisht situatës nga Covid-19 udhëtojnë drejt bregdetit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë. Moti i mirë ka qenë një nga ndikuesit kryesorë që qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri.