MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 31

Kukësi nuk gabon, Teuta fundos Vllazninë

28.06.2020 - 17:57

Pas humbjes së një jave më parë në Laç, Kukësi është rikthyer te fitorja, teksa i ka mjaftuar vetëm një gol për të thyer Bylisin në “Elbasan Arena”. Ekipi verilindor ngushton diferencën në 6 pikë me Tiranën kryesuese, me këtë të fundit që do të luajë në Korcë në orën 20:00.

Golin e vetëm për Kukësin e shënon Shkurtaj me penallti në minutën e 37-të. Me këtë gol, Shkurtaj shkon në 20 gola, duke kryesuar bindshëm shënuesit më të mirë, 3 gola para Nwabueze të Laçit.

Në ndeshjen tjetër të orës 17:00, Teuta ka fundosur Vllazninë në Shkodër, duke fituar 3-0. Pasi e eliminuan nga Kupa, durrsakët e mposhtin skuadrën shdodrane keq edhe në shtëpi. Kallaku shënoi golin e parë në 15’ me penallti.

Në fund, kur Vllaznia po kërkonte të paktën mos humbte, Teuta shënon edhe 2 gola të tjerë, fillimisht me Vilën në 83’ e më pas me Aleksi në 86’. Edhe goli i tretë me penallti. Vllaznia mbetet në pozicionin play-out, ndërsa Teuta katapultohet e treta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN