MENU
klinika

Barcelona e para

La Liga, plan për të luajtur me tifozë

01.06.2020 - 18:07

Duket e pamundur për momentin, por La Liga mund të luajë ndeshje edhe me praninë e tifozëve në javët e mbetura të sezonit. Në Spanjë, ashtu si thuajse në çdo ligë tjetër, është vendosur të luhet me dyer të mbyllura, por kjo nuk është e thënë të zgjasë deri në fund të sezonit 2019-2020.

Pandemia e koronavirusit ka nisur të tërhiqet, dhe në Spanjë numri i të prekurve është ulur ndjeshëm, në këtë mënyrë në planin e qeverisë është edhe rihapja graduale e stadiumeve. La Liga po punon me një protokoll, që do të lejonte rikthimin e fansave, fillimisht në masën 30% në muajin gusht.

Pra, që në këtë sezon, e më pas gradualisht 50% në  nëntor dhe me një kapacitet të plotë 100% në janar, gjithnjë duke treguar kujdes dhe duke zbatuar çdo rregull mjekësor që është vendosur. Një nga klubet që po harton një plan për të pasur tifozë në ndeshjet e fundit të këtij edicioni është Barcelona kryesuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN