MENU
klinika

Serie A, Java 28

Lazio përmbys Fiorentinën, shpresa për titullin

27.06.2020 - 22:46

Lazio ka vuajtur përsëri, por ka arritur të përmbysë shifrat në “Olimpico” 2-1 lundër Fiorentinës. Një sukses që mban gjallë shpresat e bardhekaltrërve për titullin kampion, teksa ngushtojnë në 4 pikë me Juventusin kryesuesin.

Ishte Ribery që ndëshkoi Lazion në minutën e 25-të dhe pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve 0-1. Francezi tregoi edhe njëherë klasin e tij, duke lënë gjurmë edhe si veteran.

Lazio rrit presion në pjesën e dytë dhe në minutë e 67’ barazon shifrat me Immobilen, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i 28-të i sulmuesit italian, 6 më pak se Lewandowski në Europë.

Luis Alberto përmbys shifrat në minutën e 83-të. Në fund sërish Lazio vuan, por kësaj here del me tri pikët. Thomas Strakosha u aktivizua për 90 minuta, ndërsa Vlahovic për miqtë ndëshkohet me karton të kuq në 95’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN