MENU
klinika

Morën Covid-19 në “Adria Tour”

Luajtën me Djokovic në Serbi, infektohen dy tenistë

22.06.2020 - 17:56

Kritika të forta në adresë të tenistit serb Novak Djokovic, i cili për herë të parë ka realizuar një turne në vendlindje, por nuk ka gjetur kohën e duhur për shkak të pandemisë. Kjo pasi Grigor Dimitrov dhe Borna Coric rezultuan pozitivë me koronavirus, pas testimeve të bëra menjëherë pas pjesëmarrjes së tyre në Adria Tour.

Pavarësisht diferencës në moshë të dy janë tenistë të konfirmuar dhe tepër të njohur në nivelet e larta të sportit të tenisit. 29-vjecari bullgar, që ka fituar 8 turne ATP gjithsej në karrierë, para 3 vjetësh u ngjit deri në pozicionin e tretë në renditjen botërore, ndërsa aktualisht “Grizho” klasifikohet i 19 në rruzull.

Në krahun tjetër 23-vjeçari kroat që numëron 2 turne të fituar gjatë karrierës së tij si profesionist, ndonëse për momentin ka rrëshqitur në pozicionin e 33 në klasifikimin e përgjithshëm ATP, dy vjet më parë u katapultua deri në vendin e 12 në renditjen botërore.

Turneu Adria Tour u organizua pikërisht nga numri 1 i botës Novak Djokovic, që si për ironi të fatit është edhe Kryetari i Këshillit të Lojtarëve, aktivitet i mbajtur në sipërfaqe dheu, e me rregulla krejt të veçanta krahasuar me turnetë zyrtarë që zhvillohen nga Federata e Meshkujve ATP. Turneun e parë në Beograd e fitoi austriaku Dominic Thiem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN