MENU
klinika

Kupa e Ligës së Anglisë

Manchester City plotëson 4 ekipet gjysmëfinaliste

28.06.2020 - 20:41

Janë mësuar 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Ligës së Anglisë. Pas Manchester United mbrëmë dhe sot Arsenal-it e Chelsea-s, Manchester City mposhti 2-0 Newcastle në transfertë dhe është kualifikuar në fazën e parafundit.

Gjithçka e lehtë për Qytetarët, që kanë realizuar nga një gol për çdo pjesë loje. Kevin de Bruyne ka realizuar të parin me penallti në minutën e 37-të, duke u bërë lojtari i parë që shënon një gol për ditëlindje që nga Nolito kundër Everton-it tetorin e 2016-ës.

I dyti ka qenë një magji e Raheem Sterling dhe ka ardhur në minutën e 68-të. Edhe ky një realizim i veçantë duke parë se anglezi nuk shënonte një gol nga jashtë zone për City-n që nga nëntori i 2018-ës kur e ka bërë një gjë të tillë kundër Shakhtar Donetsk-ut në Champions League.