Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë dhe skalpin e kokës.
Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat të cilat janë edhe përdorueset më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjentëve. Të tre janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ekzemës.
Flluskat Në Lëkurë
Në përgjithësi, në fazën e parë ekzema shfaqet nëpërmjet flluskave. Më pas ato përthahen dhe lëkura skuqet e trashet. Ekzema mund të jetë e trashëgueshme por edhe të ndikohet nga faktorë të jashtëm. Trajtimi më i mirë i saj është mbrojtja e lëkurës nga substancat që e përkeqësojnë atë.
Detergjentët e përdorur në jetën e përditshme, solucionet kimike, zbardhuese e ngjitëse shtrojnë terrenin për shfaqjen e ekzemës. Kur shfaqet në duar, do të thotë se aftësia mbrojtëse biologjike e duarve ka rënë plotësisht. Kjo ndodh si pasojë e përdorimit të solucioneve kimike në duar.
Reagimet Alergjike
Ekzema mund të formohet edhe si pasojë e alergjive.
Reagimet alergjike ndaj një elementi të caktuar zgjasin një jetë të tërë. Menjëherë pas një kontakti me një element të tillë pritet edhe shfaqja e ekzemës. Në këtë rast, bëhen analiza për identifikimin e alergenit që shkakton alergji dhe ekzemë në të njëjtën kohë.
Shërimi I Lëkurës
Përveç përdorimit të pomadave speciale dhe medikamenteve, njerëzit që vuajnë nga ekzema rekomandohet të përdorin sapunë neutralë, zbutës për lëkurën dhe doreza.
Skalpi I Ciflosur Mund Të Jetë Ekzemë
Ekzema shfaqet në edhe në lëkurën e kokës dhe manifestohet me zbokth ose cifla të thata. Kjo lloj ekzeme shfaqet në dimër dhe shpesh ngatërrohet me psoriazën. Ekzema mund të prekë edhe vetullat, hundën, pjesën pas veshit, brenda tij ose në kraharor. Ekzema në këto zona shfaqet kryesisht si pasojë e stresit por edhe mund të jetë e trashëgueshme.
Disa Metoda Natyrale Për Lehtësimin e Ekzemës
Kompresa me ujë të ftohtë
Aplikoni kompresa me ujë të ftohtë në zonën e lëkurës që është prekur nga ekzema por që është në fillesat e para të saj.
Nëse ekzema ka përparuar shumë kompresat me ujë të ftohtë nuk janë të rekomandueshme. Në këto raste duhet të përdorni kremra ose pomada të rekomanduara nga dermatologu.
Kosi dhe Qumështi
Konsumimi i probiotikëve, qumështi apo kosi ndihmon në një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme ndërsa nxit në parandalimin e krijimit të ekzemave.
Vaji i Arrës së Kokosit
Aplikoni vajin e arrë ssë kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën do të ndikojë në lehtësimin dhe largimin e saj.
Këshilla Për Parandalimin E Ekzemës
Sigurohuni që në ambientet tuaja ka lagështirë të përshtatshme.
Përdorni sapunë neutral
Mos përdorni ujë të nxehtë apo materiale të ashpra për lëkurën. Pas larjes, lyejeni të gjithë trupin me krem. Ajroseni shtëpinë rregullisht.Mbajeni dhomën e gjumit të pastër nga sendet që mbledhin pluhur.
Lyejini duart rregullisht me krem. Gjatë pastrimit përdorni doreza dhe sigurohuni që zbardhuesit nuk bien në kontakt me lëkurën.
Në dimër, mos vishni rroba leshi por vetëm pambuku. Mos prekni ushqime si mishi, peshku apo qepët. Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe thajini me peshqir.