MENU
klinika

Bundesliga, java 32

Mjafton Lewandowski, Bayern kampion!

16.06.2020 - 21:28

Bayern Munchen shpallet kampion për herë të tetë radhazi dhe për herë të 30-të në historinë e Bundesligës. Bavarezët fituan 1-0 në transfertë ndaj Werder Bremen, duke e mbyllur titullin 2 javë para fundit matematikisht.

Një fitore e ngushtë, e vuajtur madje në fund, por ka rezultuar vendimtare për fatet e sezonit. Goli i vetëm u shënua nga Lewandowski në minutën e 43-të. Goli i 31-të në Bundesligë për polakun, i 46-i në të gjitha kompeticionet për të.

Në minutën e 79-të, Davies merr kartonin e dytë të verdhë për Bayern dhe në 10 minutat e fundit bavarezët vuajnë jo pak, por gjithsesi, mbrojnë fitoren dhe festa ka nisur tashmë.

Për sa u takon ndeshjeve të tjera, lajme të këqija për Paderborn-in e Kluas Gjasulës që ka vulosur rënien nga kategoria pas humbjes 1-0 të pësuar në fushën e Union Berlin. Freiburg fitoi 2-1 kundër Hertha Berlin në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN