MENU
klinika

Pjesë e shumë ekipeve tona

Ndahet nga jeta përgatitësi i njohur atletik shqiptar

22.06.2020 - 19:13

Futbolli shqiptar ka humbur sot një ikonë të vetën. Është ndarë nga jeta përgatitësi i njohur atletik shqiptar, Gjergji Poloska. Kjo është bërë e ditur nga kolegu i tij, Fatjon Tafaj, i cili në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” shkruan: “Qofsh i xhenetit, profesor Gjergji!”

Poloska ka punuar për disa klube në Shqipëri, si Apolonia, Vllaznia, Flamurtari dhe Kukësi. Për shumë vite, ai ka bashkëpunuar me trajnerin Ernest Gjoka, i cili dëshironte ta kishte pjesë të tij, në çdo skuadër që drejtonte.

Gjergji Poloska ishte ndër më të mirët në rolin e tij dhe për këtë arsye, të shumta ishin klubet që e donin. Klubi i Kukësit, qindra kolegë e futbollistë, por edhe figura të tjera sportive shprehin ngushëllime për humbjen e Gjergji Poloskës.