MENU
klinika

Diplomohet shqiptarja e parë në West Point të SHBA

Ndodh për herë të parë! Shkruan historinë në 218 vjet

15.06.2020 - 08:04

Për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dy kadetët te cilet tashme e tutje do te mbajnë gradën e nëntogerit thanë se edukimi i tyre në West Point do të jetë një pikënisje e mirë për karrierën e tyre në Focen e Sigurisë së Kosoves, Arelena Shala, kadete e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bazë të rezultateve të shkëlqyera gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Amerikane “West Point” në Nju Jork, ishte emëruar rreshtermajore i Komandës së Regjimentit në zingjirin komandues të kadetëve të Akademisë Ushtarake, si e vetmja kadete ndërkombëtare, në mesin e 4400 kadetëve sa ka Akademia më elitare amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha të shtunën të sapodiplomuarve të Akademisë Ushtarake, West Point se detyra e tyre do të ishte të mbronin “interesat jetike të Amerikës” dhe jo të luftonin në “luftra pa fund” në toka të largëta.
Akademia Ushtarake e SHBA-ve në West Point është një kolegj katërvjeçar, bashkë-edukues, federativ, liberal i arteve, i vendosur 50 milje në veri të Nju Jorkut.

Kjo akademi u themelua që në vitin 1802, si kolegji i parë i inxhinierisë në Amerikë, i cili edhe sot vazhdon të jetë institucioni kryesor i zhvillimit udhëheqës në botë, i radhitur vazhdimisht në mesin e kolegjeve më të mira në vend.

Mision i Akademisë Ushtarake Amerikane “West Point” vazhdon të mbetet edukimi, stërvitja dhe frymëzimi i korpusit të kadetëve, në mënyrë që çdo i diplomuar të jetë një drejtues i përkushtuar ndaj Detyrës, Nderit dhe Vendit, si dhe i përgatitur për një karrierë të përsosmërisë profesionale dhe shërbimit ndaj kombit.

Ligji i Shteteve të Bashkuara, lejon deri në 60 kadetë nga vendet e huaja të studiojnë në Akademinë Ushtarake, e cila ka 4400 kadetë, dhe arsimimi i tyre sponsorizohet nga qeveritë përkatëse.

Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!