MENU
klinika

Finalja Napoli-Juve, 21:00

Një shqiptar fiton sonte Kupën e Italisë

17.06.2020 - 12:29

Futbolli italian kulon sonte në mbrëmje me finalen e Kupës së Italisë, Napoli-Juventus, që do të luhet në orën 21:00 në “Olimpico” të Romës. Dy skuadrat më rivalizuese të titullit në Itali vitet e fundit do të “përplasin brirët” për trofeun e parë sezonal.

Do të jetë edhe një duel shqiptarësh, veç të tjerash, sepse në llogore të ndryshme do të pozicionohen Giacomo Vrioni dhe Elseid Hysaj. I pari është pjesë e listës prej 23 lojtarësh, të grumbulluar nga trajneri Sarri për këtë finale, ndërsa shkodrani i Napolit është i njohur mirë në Serie A, sepse luan prej vitesh titullar aty.

Edhe nëse nuk luan fare, sikurse ndodhi ndaj Milanit në gjysmëfinale, Vrioni ka shanse ta ngrejë në duart e tij trofeun, sepse të tilla janë gjasat në favor të Juventusit.

Një ëndërr e madhe e përmbushur, që kur iu bashkua një klubi kaq të madh sa ai bardhezi, por që mund të shënojë një kulm sonte, nëse fiton Kupën e Italisë, qoftë edhe pa luajtur vetë.  Një stimul i madh për të vijuar në këtë rrugë, edhe për të mirën e kombëtares sonë kuqezi, kontigjent i së cilës është.

Sa për Hysajn, ai është tashmë një senator i futbollit italian, kapiten i kombëtares së Shqipërisë. Hysaj u aktivizua në gjysmëfinale ndaj Interin për 90 minuta të plota, duke fituar besimin e trajnerit Gattuso. Mendohet që ai të jetë sërish në fushë sonte si titullar.

Një finale e çuditshme për kushtet në të cilat do të luhet duke qenë se stadium do të jetë i boshatisur dhe do të mungojë entuziazmi që tifozët krijojnë në situate normale. Jashtë normales do jetë edhe protokolli për ceromoninë e trofeut në fund të ndeshjes.

Për të dorëzuar Kupën si zakonisht nuk do të jetë asnjë person institucional, teksa trofeu do të qëndrojë në një tavolinë dhe do jenë vetë futbollistët që do e marrin. Gjithashtu, futbollistët duhet të kryejnë personalisht edhe vënien e medaljave duke qenë se sërish, aty nuk do të jetë askush. Kupa do të lejohet të ngrihet në grup, por duke ruajtur një distancë të vogël. E njëjta gjë edhe për festën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Caktohen edhe stadiumet e finaleve

Kalendari dhe formati i Champions & Europa League