MENU
klinika

Për vitin 2020

Norvegjezi thyen rekord në garën e 5 mijë metrave

30.06.2020 - 14:57

Rezultati më i mirë i vitit 2020 në garën e 5 mijë metrave i takon Henrik Ingebrigtsen. Norvegjezi ishte i pandalshëm në maratonën e mbajtur në Memorial Boysen në Oslo, duke e përshkruar distancën me kohë të çmendur, 13 minuta, 19 sekonda dhe 65 të qindat.

Kohë që e shndërroi Henrik në atletin më të shpejtë që përshkruan këtë distancë gjatë këtij viti kalendarik, pasi e ul me 13 sekonda rekordin e vënë nga keniani, Robert Kiprop, vendosur me 5 mars.

Henrik nuk i dha mundësinë më të vogël kundërshtarëve, duke dominuar gjatë gjithë garës dhe për të lënë pas emra të rëndësishëm të atletikës norvegjeze, Sondre Moen dhe Sindre Buraas.

“Nuk kam zhvilluar asnjë seancë stërvitore që nga fillimi i shkurtit për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Megjithatë, dëshira për të arritur objektivat më shtyu që të jem këtu dhe të vendos edhe rekord” – u shpreh rekordmeni.

Por kjo nuk është koha më e mirë e regjistruar nga Henrik. Një vit më parë, 29-vjeçari përshkroi 5 mijë metra për kohën 13 minuta, 15 sekonda dhe 38 të qindat. Gjithsesi, kjo i jep shpresë sprintierit norvegjez për të ardhmen dhe synimi real është medalje në Lojërat Olimpike të Tokios, parashikuar për t’u mbajtur vitin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN