MENU
klinika

Frika nga COVID-19

Nuk e ka me detyrim, por Tirana do të kryejë teste

05.06.2020 - 15:13

Rasti i futbollistit Eridon Qardaku para ndeshjes Bylis-Tirana krijoi një situatë absurde për sa i përket infektimit të lojtarëve dhe stafeve të Kategorisë Superiore dhe vendimit për t’u luajtur pa u testuar lojtarët. Pas infektimit të Qardakut u vendos të testohen menjëherë lojtarët dhe gjithë personat, që punojnë në klubin e Bylisit.

Pas testimit të tyre, autoritetet vendosën të analizojnë edhe stafin e lojtarët e Tiranës për të qenë akoma më të qartë rreth situatës aktuale dhe vendimit për të luajtur futboll në këtë kohë të vështirë që po kalojmë.

Flitet se ditën e sotme të gjithë do të testohen dhe nesër do të dalin përgjigjet e analizave, që do të jenë vendimtare për vazhdimin e kampionatit, të cilin bardheblutë po e dominojnë. Specialistët e mjekësisë janë shprehur se futbolli nuk është efikas në përhapjen e koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 27

Tirana e rinis ku e la, Kukësi vuan shumë