MENU
klinika

'Nuk mjafton 1 vit burg për përdhunuesit'

Protesta në Fier ‘për fëmijërinë e humbur’

07.06.2020 - 12:55

Një grup të rinjsh, kryesisht vajza, kanë protestuar sot në Fier ‘për fëmijërinë e humbur’. Protestë e ardhur pas ngjarjes në Babrru të Tiranës ku një 15-vjeçare dyshohet se u përdhunua nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Protestuesit në fjalë kanë marshuar në bulevardin kryesor të qytetit me parulla në duar, ndërkohë që një prej protestuesve është shprehur:

“Nuk patëm mundësi ti bashkoheshim protestës në Tiranë dhe për shkak të kushteve të pandemisë vendosëm ta bëjmë këtë në qytetin tonë. Të gjithë ne luftojmë të dëgjohemi. Rastët janë të shumta edhe në Fier, sidomos në gjimnaze.

Janë denoncuar, por nuk di si ka vijuar më tej. Vjet është abuzuar me një të mitur nga shtatë të rinj, të cilët janë liruar. Nuk është e mjaftueshme dënimi me një vit.”

Më herët janë raportuar për raste të ngjashme edhe ne Fier dhe kjo është një nga arsyet se përse janë ngritur në protestë. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme për të njëjtën arsye kanë protestuar në Vlorë, Sarandë dhe Korçë, ndërsa të enjten në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet