MENU
klinika

VOSKOPOJA

Qyteti i kishave… pasuronte sulltaneshën

24.06.2020 - 09:35

        Voskopoja, shkëlqimi e më pas rënia e saj, kanë qenë në fokusin e emisionit “Opinion”, që përmbyll ciklin e një serie udhëtimesh në disa nga destinacionet më të veçanta shqiptare.

E njohur për kishat, qytetërimin, por edhe për tregtinë, historiani Pëllumb Xhufi tha se, gjatë kohës së Perandorisë Osmane, Voskopoja ka qenë çiflik i sulltanesësh dhe i sillte të ardhura të shumta perandorisë.

Fevziu: Kishat janë shumë të mëdha për një qytet me 40 mijë banorë, si i lejonte perandoria të ndërtonin kisha kaq të mëdha?

Xhufi: Është krijuar një legjendë që Voskopoja lindi si një ishull i izoluar në luftë me perandorinë. Voskopoja ka qenë mylk (çiflik) i sulltaneshës, nënës së sulltanit. I sillte valutë. Në kohën kur Voskopoja shkëlqente, perandoria ishte në gjendje të shtypte vetëm monedha bakri pa vlerë. Këtu vinin monedha e austro- hungarisë. Sillte goxha Voskopoja. Ka qenë në mbrojtjen e nivelit të perandorisë.

Fevziu: Kush e shkatërroi Voskopojën?

Xhufi: E tregon shumë mirë kodiku i Shën Prodhomit. E shkatërruan kreditorët e tregtarëve Voskopojarë. Voskopoja ka qenë vendi i tregtisë me porosi, po themi fasoneritë e sotme, ku ngrihej një industri e tërë, mbi bazën e kërkesës që vinte nga jashtë.

Voskopoja ngriti përpunimin e leshit dhe leshi vinte nga zona e Maqedonisë dhe Thesalisë, ku mbasi të shitej në Venedeik do të ktheheshin lekët. Por ndodhi një moment që ky kufiri ku shkonte destinacioni i fundit i këtij produkti, (u bënë tre paqe në 10- vjeçarët e fillimit të shekullit XVIII) dhe u stabilizua përfundimisht Austro-Hungaria me Turqinë.

Këta fshatarë-ushtarë që ruanin kufirin, u kthyen në bujq të zakonshëm. Ra kërkesa dhe voskopojarët mbetën borxhli në zonat rrotull. Kjo ka qenë një nga arsyet, përse Voskopoja ka një diasporë të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Restaurohet "Deisis"

Ikona e mesjetës daton më 1761