MENU
klinika

Rinis me dy sfida të prapambetura

Rifillojnë të gjitha ligat, sot radha e Serie A

20.06.2020 - 10:50

Pas Kupës së Italisë, është radha e Serie A për t’iu rikthyer aktivitetit normal në fushën e blertë. Emocionet e kampionatit italian do të rifillojnë me 4 sfidat e prapambetura Torino-Parma, Verona-Cagliari, Atalanta-Sassuolo dhe Inter-Sampdoria.

Kastriot Dermakut do të jetë shqiptari i parë që pritet të zbret në fushë. Skuadra nga Emilia-Romagna do të sfidojnë Torinon të shtunën pasdite në një transfertë mjaft të vështirë, ku synimi i vetëm është fitorja. Pavarësisht kësaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk parashikohet të jetë titullar në D’Aversa.

E diela rezervon emocione të tjera në futbollin italian, pasi do të jetë radha e Interit për të matur forcat në kampionat.Zikaltërit zhvilluan një lojë të mirë ndaj Napolit në mesjavë në kupë, por tashmë Sampdoria është një tjetër kockë e fortë për të besuarit e Antonio Conte, i cili pritet t’i besojë sërish skemës 3-4-1-2.

Trembëdhjetë javë nga fundi, Inter ndodhet në vendin e 3-të me 54 pikë, i distancuar me 9 pikë nga Juventus, që rifillimi i sezonit i dërgon në transfertën Bologna-s.

Test i lehtë për kuqezinjtë e Stefano Piolit, që do të tentojë 3 pikët përballë Lecce, ndërkohë që fituesit e Kupës së Italisë, Napoli do të udhëtojë drejt Verona-s. Pas 26 javësh kampionat, Juventus kryeson me 63 pikë, i ndjekur nga Lazio me një pikë më pak dhe Inter që gjendet në kuotën e 54 pikëve në vendin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN