MENU
klinika

Ronaldo kërkon një “rekord”

Rinis futbolli italian, sot Juventus-Milan

12.06.2020 - 11:03

Nga Juventus, te Juventus, futbolli italian rifillon në të njëjtin stadium ku u ndërpre. Sot në mbrëmje, në orën 21:00, futbolli italian merr udhë zyrtarisht pas 3 muajsh ndalesë me ndeshjen gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Italisë mes Juventus dhe Milanit, teksa takimi i parë ka përfunduar 1-1 në “San Siro”.

Ishte pikërisht Juventus që luajti ndeshjen e fundit më 11 mars në shtëpi përballë Interit dhe që atëherë nuk është luajtur më në Itali dhe sot i takon sërish bardhezinjve ta rinisin. Do të luhet përsëri pa tifozë, por tashmë me një protokoll strikt, pasi mund të ketë edhe përjashtime lojtarësh apo dënime për klubet në rast moszbatimi të rregullave.

cristiano ronaldo juventus milan

Sa i takon duelit të sotëm, Juventus duket favorit përballë Milanit për të shkuar në finale, falë atij goli të shënuar në fundin e ndeshjes së parë. Do të mjaftonte edhe një barazim 0-0, por asnjë nuk do të vinte bast për këtë rezultat, me kuqezinjtë që nuk kanë çfarë të humbin dhe do të tentojnë të realizojnë që të hapin ndeshjen.

Por me oreks të madh për të shënuar do të jenë edhe Cristiano Ronaldo me shokë, teksa u hanë këmbët pas 3 muajsh ndërprerje. Nëse Ronaldo do të realizonte, Milan do të bëhej “viktima” më e madhe, pasi do t’i shënonte për herë të katërt qëkur portugezi është pjesë e Juventus, pa llogaritur kur CR7 ishte pjesë e Manchester United dhe Real Madrid.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola