MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Sadiku e rinis me gol, i 11-i për të këtë sezon

12.06.2020 - 20:54

Në aspektin personal nuk mund të kishte nisje më të mirë për Armando Sadiku, që e ka rinisur aty ku e la, me gol në kategorinë e dytë spanjolle. Ai ka gjetur golin në ndeshjen e Malagas kundër Huesca-s.

Elbasanasi ktheu në gol një penallti në minutën e 42′. Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëri gjithçka mirë, pasi fitoi penalltinë vetë dhe e ktheu në gol, duke shënuar me gjakftohtësi golin e barazimit për 1-1.

Në fushë nga minuta e parë është dhe mesfushori Bare. Sadiku shkon në numrin e 11 golave sezonal këtë sezon. Fatkeqësisht, skuadra e tij humbi në shtëpi 1-3 dhe pavarësisht se nuk gjendet në zonën e ftohtë, rrezikon rënien.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN