MENU
klinika

Bundesliga, java 31

Schalke ka harruar të fitojë, Leverkusen merr 1 pikë

14.06.2020 - 18:56

Përfundon java 31 e Bundesliga-s. Kur mbeten edhe 3 javë deri në fund, mbeten disa enigma. Ndeshja e fundit e kësaj jave Schalke-Leverkusen ka përfunduar 1-1. Një pikë me vlerë për Leverkusen për nga mënyra se si shkoi ndeshja, teksa “Aspirinat” tashmë janë në zonën “Champions”.

Schalke ishte më agresive dhe kjo u vu re edhe nga kakrtonët e verdhë që mori në këtë ndeshje, 4 të tillë, kundrejt 1 të kundërshtarit. Megjithatë, pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola.

Në të dytën, vendasit gjejnë golin e parë me penallti në 51’, ku Caligiuri shënon saktë. Aavantazh që do të mbetej në fuqi deri në 80’, kur Miranda shënon në portën e tij dhe Leverkusen barazon shifrat. Nuk do të kishte më gola, pavarësisht 3 rasteve.

Leverkusen merr vendin e katërt dhe duhet ta mbrojë në 3 javët e mbetura, ndërsa Schalke nuk fiton në Bundesligë prej 13 ndeshjesh, që nga 17 janari, me 7 humbje dhe 6 barazime, e mbetur edhe jashtë zonën europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN