MENU
klinika

Legjenda e Formula 1

Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni

11.06.2020 - 15:21

Informacionet rreth shëndetit të tij mbeten të pakta, por Michael Schumacher duket se po e vijon fort luftën me jetën. Gjashtë vite e gjysmë nga aksidenti në malet e Zvicër, ku mori një goditje të fortë në kokë, duke rënë në gjendje kome, ikona e Formula 1 ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit të qelizave burimore në sistemin e tij nervor.

Gjendja e stabilizuar shëndetësore ka bindur familjarët dhe mjekët që nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje. Operacioni pritet të kryhet nga profesori dhe kardiologu francez, Dr Philippe Menasche, i cili  e ka operuar edhe më parë Schumacher.

michael schumacher

Ndërhyrja pritet të bëhet në ditët e ardhshme për të mësuar më pas edhe gjendjen shëndetësore e 7 herë kampionit të Botës. Sipas mediave botërore, Schumacher ndodhet në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës, ku po kryen terapi intensive, por reagimi i tij është fare minimal.