MENU
klinika

Grumbullohet nga Sarri

Shqiptari në stol, gati sonte për Juven ndaj Milanit

12.06.2020 - 15:05

Do të ketë edhe pak “Shqipëri” sonte në ndeshjen Juventus-Milan, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, që përkon edhe rikthimin e futbollit italian pas 3 muajsh. Xhakomo Vrioni do të jetë mbrëmjen e sotme për herë të parë i grumbulluar me ekipin e parë të Juventusit.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili është pjesë e të rinjve bardhezi, prej disa ditësh është stërvitur me yjet e drejtuar nga Maurizio Sarri dhe mesa duket ia ka mbushur mendjen trajnerit të “Zonjës së Vjetër”, për ta grumbulluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Një ëndërr e bërë realitet për Vrionin për të cilin pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa fati mund të rezervojë mbrëmjen e sotme edhe një debutim për sulmuesin. Kështu, pas Manajt te Barcelona dhe Brojës te Chelsea, Shqipëria ka edhe një tjetër futbollist në një nga klubet më të rëndësishme europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajnë te Barça, Chelsea dhe Juve

Tre sulmuesit kuqezi të së ardhmes

21-vjeçari kalon te kampionët

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare firmos me Juven

Ronaldo kërkon një “rekord”

Rinis futbolli italian, sot Juventus-Milan


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola