MENU
klinika

Fitoi tituj dhe Europian

Shuhet një nga ikonat e Milanit dhe Italisë

23.06.2020 - 10:30

Një ditë e trishtë për futbollin italian. Ish-futbollisti Pierino Prati është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen, që e kishte mbërthyer prej kohësh.

Ai pati një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.

Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës. Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola.

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe klubi i Milanit duke shkruar: “Një gjigant i historisë sonë ka mbyllur sytë. Nga Bernabeu në Bombonera: Piero Prati u ka dhënë prestigj ngjyrave kuqezinjve në të gjithë botën. Mirupafshim Piero!”