MENU
klinika

Deputeti tregon takimin e fundit me Zekthin

“Sikur Vagneri të ishte gjallë, do ta quante “Shqiptari fluturues”

28.06.2020 - 20:18

       Deputeti i PS-së, Fate Velaj, e ka kujtuar “Mjeshtrin e madh” të valles popullore shqiptare, Besim Zekthin, përmes takimit të fundit me të.

Velaj ka postuar dy foto, që mbajnë datën 11 Mars 2014, kur me sa duket është takuar për herë të fundit me artistin në kryeministri, ndërsa nuk ngutron ta quajë një ikonë.

Sipas Velajt, nëse Richard Wagner do të ishte gjallë, operën e tij të famshme “Der fliegende Holländer” (the flying dutchman)” do ta quante “Der fliegende Albaner”.

Postimi i plotë”
…sot, 11 Mars 2014, në zyrën time në kryeministri, erdhi t’më takonte një ikonë. Një gjeni. Nje Juëel e kulturës shqiptare. Një person që, nese Richard Wagner do të ishte gjallë, jam i bindur që operën e tij të famshme “Der fliegende Holländer” (the flying dutchman)” do ta quante “Der fliegende Albaner (the flying albanian”, që do t’i kushtohej Besim Zekthit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN