MENU
klinika

“Zbutet” protokolli

“Soft karantinë”, Serie A përfundon në fushë

18.06.2020 - 22:05

Arrihet akordi i vërtetë dhe Serie A do të përfundojë në fushën e lojës, tashmë nuk mund të ndalet më, sic ishte frika para se të merrej vendimi i rinisjes. Kjo pasi vetëm individi pozitiv me Covid-19 do të shkojë në izolim dhe jo pjesëtarët afër tij.

“Soft karantinë” është quajtur kjo formë e re e marrëveshjes që do të lejojë që kampionatet e Serie A dhe B të mbyllen rregullisht. Akti administrativ u lëshua pak më parë, një akt që shëron papajtueshmërinë midis protokollit të FIGC dhe Dekretit të 16 majit.

Edhe personat që dalin pozitiv, do të testohen shumë shpejt dhe në rast se dalin negativë, do të përfshihen sërish në skuadër. Me pak fjalë, edhe nëse rezultojnë të prekur disa persona, bie fjala 3-4 të tillë, qofshin edhe futbollistë, në rast se ekipi ka organikën e duhur, do të vijohet të zbritet në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zikaltrit insistojnë për shqiptarin

Kumbulla shihet si pasardhësi i Godin tek Inter

Duka: Tifo për Napolin, përveç Ramës

Hysaj, i treti lojtar kuqezi që fitoi Kupën e Italisë