MENU
klinika

Zikaltrit insistojnë për shqiptarin

Kumbulla shihet si pasardhësi i Godin tek Inter

18.06.2020 - 20:41

Uruguajani Diego Godin është në prag të largimit nga Inter. Përvoja e tij te zikaltrit pas një viti nuk dha rezultatet e dëshiruara. Mbërriti me një transferim falas, pasi mbaroi kontratën e tij tek Atletico Madrid, por mbrojtësi amerikano-jugor nuk ishte në pritshmëritë e klubit nga Milano.

Dhe tashmë sytë janë hedhur te mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i datëlindjes 2000. Pjesëtari i ekipit kombëtar shqiptar ka bërë një sezon fantastik me Verona-n dhe vlera e tij nga 4 milionë euro ka shkuar në 30 milionë.

Trajneri Conte preferon Vertonghen, por në klub janë të bindur për dy fakte. Së pari, tashmë e njeh mirë Serie A dhe është në moshë të re, ku mund të bëhet lider i mbrojtjes zikaltër. Por Inter duhet të nxitojë, pasi Juventus dhe Lazio gjithashtu kërkojnë shërbimet e talentit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Kumbullës dhe Rrahmanit

Verona shkëlqeu falë dy shqiptarëve