MENU
klinika

Sipas Eurosport, u zgjodh Djokovic

Sondazhi i tenistit më të mirë shkakton debate

08.06.2020 - 16:15

Novak Djokovic është numri një në renditjen botërore aktuale, por Eurosport ka kryer një sondazh, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 milionë persona, në lidhje me “Tenistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

Në vendin e parë është renditur Novak Djokovic. Ai ka lënë pas Roger Federer dhe Rafael Nadal. “Jam i nderuar që në këtë sondazh më kanë zgjedhur mua si tenistin më të mirë. Janë gati 1 milionë persona. Gjithsesi, ky është një debat që zhvillohet prej kohësh dhe që do të vazhdojë derisa të dalë një tenist që të na mposhtë të treve”, – tha Djokovic.

Në fakt, rezultati ka lënë mjaft të pakënaqur fansat e Federer e Nadal, që nuk kanë qenë dakord me sondazhin. “Kjo është e natyrshme, jemi 3 tenistët që kemi fituar më shumë. Gjithsesi, këto janë fakte e rezultate historike, që mua më motivojnë”, tha Djokovic.