MENU
klinika

Pas barazimit

Sulmohet autobusi i Benfica-s, plagosen 2 lojtarë

05.06.2020 - 12:39

Rifillimi i sezonit futbollistik në Portugali u shënua me një ngjarje të turpshme. Protagonistë është bërë skuadra kryesuese e kampionatit, Benfica, autobusi i të cilës është sulmuar me gurë nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas mediat portugeze, mjeti ku ndodhej i gjithë ekipi u sulmua nga disa të panjohur vetëm pak minuta pasi Benfica barazoi pa gola 0-0 me Tondelën. Si pasojë e sulmit mbeten të lënduar dy futbollistët Zivkovic dhe Weigl, të cilët pësuan dëmtime nga ciflat e xhamave të thyer nga goditjet e forta me gurë.

Ata u dërguan në spital, ku morën shërbimin e duhur shëndetësor. Klubi i Benfica-s dënon me forcë ngjarjen dhe kërkon zbulimin e autorëve: “Absolutisht e papranueshme që këto ngjarje të vazhdojnë të kenë vend në shoqëri. Ata nuk janë tifozë të futbollit, ata janë kriminelë”.

Policia ka nisur menjëherë hetimin e ngjarjes, teksa pritet që nga filmimet e kamerave në zonë të bëhet e mundur identifikimi i autorëve. Kjo nuk është hera e parë që Weigl sulmohet nga tifozët. Në vitin 2011, gjermani ishte në autobusin e Dortmund kur pësoi një sulm terrorist në vitin 2011 përpara një ndeshjeje në Champions League kundër Monaco-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN