MENU
klinika

Të vërtetat e patreguara

Edhe pse në luftë, presidenti kinez i kërkoi ndihmë Trumpit…

29.06.2020 - 15:29

Presidenti i Kinës Xi Jinping kishte kërkuar nga homologu i tij i Shteteve të Bashkuara Donald Trump “ndere” personale për të ndikuar në eleminimin e sanksioneve kundër Huawei. Kështu shkruan John Bolton, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA në librin e tij të quajtur “Dhoma ku ndodhi”.

Kreu i shtetit të Kinës dyshohet se e bisedoi çështjen në thirrjet telefonike me Trump në maj 2018 dhe qershor 2019.

“Xi paralajmëroi që, nëse nuk trajtohet si duhet, Huawei do të dëmtonte marrëdhënien e gjithanshme bilaterale,” shkroi Bolton.

Në bisedimet për tregtinë dhe Tajvanin në Samitin e Grupit 20 në qytetin japonez të Osaka në vitin 2019, Xi i tregoi Trump për poshtërimin që përjetoi Kina si rezultat i Traktatit të Versajës një shekull më parë, sipas librit.

Diskutimi në G20 erdhi një vit pas një telefonate në 8 maj midis drejtuesve në të cilën Xi ngriti çështjen e kufizimeve të Departamentit të Tregtisë amerikane për gjigantin e pajisjeve të telekomit.

Më 13 maj, më pak se një javë pas asaj telefonate në mbrëmje, Trump cicëroi se ai dhe Xi po “punonin së bashku për t’i dhënë ZTE një mënyrë për t’u rikthyer në biznes, shpejt” pasi kishte “shumë punë në Kinë humbur”.

Në korrik, SHBA hoqi sanksionet e mundshme ndaj kompanisë.

“Xi dëshironte që sanksionet e Huawei të hiqeshin, dhe tha që ai dëshironte të punonte së bashku me Trump personalisht për çështjen dhe Trump dukej i dashur”, shtoi ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Trump e ka quajtur librin e Boltonit si një “përmbledhje të gënjeshtrave dhe tregimeve të bëra”.

Libri ka përshkruar diplomacinë e Trumpit, dhe tregon sesi ai ka shfrytëzuar marrëdhëniet personale me drejtuesit e huaj, përfshirë Xi, dhe presidenti kinez nga ana tjetër ka patur kërkesa të drejtpërdrejta për Trump për çështje shumë të rëndësishme.