Si një institucionet më të rëndësishme kulturore jo vetëm në qytetin juglindor, por edhe në Shqipëri, teatri i Korçës feston sot 70-vjetorin e krijimit.
Ndërsa shpreh mirënjohjen në këtë ditë të madhe të artit korçar për të gjithë artistët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, bashkia e Korçës ndau sot foto-dëshmi të historikut të tij 70-vjeçar.
“Artistë që vunë themelet e këtij teatri, profesionistë e të rinj të talentuar, na kanë dhuruar emocione të papërsëritshme nga skena me punën dhe veprën e tyre artistike” – thuhet në njoftimin e bashkisë.
Fotorafitë nga arkivi i teatrit janë vetëm një pjesë e materialeve, dokumenteve, rekuizitës dhe kostumeve të përdorura në vite, që do të ruhen në muzeun e tij.