MENU
klinika

"Informacione të klasifikuara"

Trump kundërshton, por Bolton mund ta publikojë librin e tij…

21.06.2020 - 15:20

      Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, mund ta publikojë librin e tij – vendosi një gjykatës në SHBA – pavarësisht përpjekjeve të administratës Trump, për ta bllokuar atë.

Administrata e presidentit Donald Trump, ka shprehur shqetësim se libri i Boltonit mund të ketë informacione të klasifikuara.

FILE PHOTO: National Security Advisor John Bolton adjusts his glasses as U.S. President Donald Trump speaks while meeting with NATO Secretary General Jens Stoltenberg in the Oval Office at the White House in Washington, U.S., April 2, 2019. REUTERS/Joshua Roberts/File Photo

Vendimi i gjykatësit Royce Lamberth, po shihet si fitore për Boltonit, megjithëse Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të vazhdojë ta kundërshtojë botimin e memoarit të ish-këshilltarit për siguri kombëtare.

 

Gjykatësi, megjithatë, tha se Bolton nuk kishte marrë leje nga Shtëpia e Bardhë, për informacionet e përdora në libër, megjithëse ai ka deklaruar, se libri do të dërgohet për rishikim nga administrata amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Twitter, se Bolton “ka shkelur ligjin duke përdorur informacione të klasifikuara. Ai duhet të paguajë çmim të madh, për këtë gjë. Kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë edhe një herë”.

Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhor: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor. Disa pjesë të librit të tij, tashmë janë publikuar në disa gazeta.

Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare, shtatorin e vitit 2019.

 

Shtëpia botuese, Simon and Schuster, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump, nuk dëshiron që ta lexoni”.

Sipas skriptës së publikuar nga shtëpia botuese, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike. /Rel