MENU
klinika

Ja kërkesa e parë që u bëri mjekëve

U qëllua me snajper, Ardian Çapja lë spitalin…

10.06.2020 - 11:19

Ardjan Çapja, që u plagos në një atentat para 3 ditësh, ka lënë spitalin.

Gjendja e tij është përmirësuar pasi qëndroi disa orë me radhë në një operacion në Spitalin e Traumës.

Ardian Çapja i ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali. “Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen”, ka deklaruar Çapja.

Plagosja u bë paraditen e së hënës në zonën e Krastës në Elbasan. U tha se ishte atentat pasi u qëllua me snajper nga një distancë e madhe. Ka dyshime se plumbi erdhi nga kodra përballë shtëpisë së tij ose nga brenda automjetit në pjesën e sediljes.

Ndërkohë që vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë pas plagosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qèlluar me armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrèzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plùmb. ”Nuk më vret njeri në shtëpinë time, u rrëzova dhe më ka hyrë një hèkur në shpatulla”, tha Çapja

Ky është atentati i tretë nga i cili shpëton Çapja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga vrasjet për drogën tek ringjallja e bandave

Krimet që përgjakën 2019/ Viti i kaluar u mbyll me 68 të vrarë

Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër