MENU
klinika

Në Francë janë dhënë verdiktet

UEFA shtyn Ligue 1 të kthehet në fushën e lojës

08.06.2020 - 15:54

Ka dritë në fund të tunelit për Lyon në Francë. Pretendimet e skuadrës historike franceze që mungesa e futbollit të luajtur do të ndikojë negativisht në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Juventus, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s.

Organizmi më i lartë i futbollit Europian i ka dhënë të drejtë Lyonit, teksa i ka sugjeruar Federatës Franceze që, nëse marrin përsipër zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit, mund ta rinisin. Kushti i vetëm për ta është që sezoni të mbyllet para datës 2 gusht, për t’i lënë më pas hapësirë zhvillimit të pjesës së mbetur të Kupave të Europës.

Mbetja jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm, kur kishin mbetur edhe 10 javë për t’u zhvilluar, ka indinjuar jashtë mase Lyon-in që po tenton me çdo mënyrë që sezoni 2019-2020 i Ligue 1 të japë verdiktet në fushën e blertë.

Vendimi i Federatës vendase dhemb edhe për 2 skuadrat e fundit të tabelës, Amiens dhe Toulouse, që në të tilla kushte, po bëjnë llogaritë që sezonin 2020-2021 ta luajnë një kategori më poshtë. Gjithsesi, federata franceze është e kushtëzuar dhe nga vendimi i Qeverisë se Macron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN