MENU
klinika

Transferimi

Zyrtare, Pjanic te Barça me një klauzolë speciale

29.06.2020 - 21:34

Pas lajmërimit zyrtar të Arthur te Juventus, edhe Miralem Pjanic është zyrtarisht futbollist i Barcelonas me një klauzolë të çmendur për moshën që ka, pra 30 vjeç: 400 milionë euro nëse dikush do të prishë kontratën e boshnjakut!

Komunikata zyrtare e klubit katalanas njofton edhe detajet e marrëveshjes me bardhezinjtë dhe sa ka kushtuar mesfushori i Zonjës së Vjetër: 60 mln euro dhe 5 mln bonuse.

Pjanic ka firmosur për 4 vite me blaugranat dhe ky do të jetë sezoni i fundit bardhezi (kur të mbyllet në gusht). Pjanic u transferua te Juventus në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro. Boshnjaku ka fituar 3 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë Italie me bardhezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN