MENU
klinika

Vendimi i papritur

Administrata e Presidentit Trump njofton Kongresin: Po tërhiqemi nga OBSH

07.07.2020 - 20:39

Administrata e udhëhequr nga presidenti Donald Trump ka njoftuar Kongresin se po tërheq zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit në mes të pandemisë së koronavirusit, kanë thënë zyrtarë të shumtë për CNN.

Sipas CNN, senati Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ka bërë të ditur lajmin përmes Twitter duke shkruar se “Kongresi pranoi njoftimin se POTUS zyrtarisht tërhoqi SHBA nga mesi i një pandemie… Kjo nuk do të mbrojë jetën apo interesat amerikane – i lë amerikanët të sëmurë dhe Amerikën vetëm”, ka shkruar Menendez, një demokrat.

Një burim i informuar konfirmoi per CNN se SHBA-të kërkojë një afat kohor tërheqjeje prej një viti.

Siç vlerëson CNN, lajmi konfirmon se administrata synon të ecë përpara me planin e saj për t’u tërhequr nga OBSH.

Trump fillimisht njoftoi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga OBSH në maj dhe vazhdimisht ka akuzuar organizatën për ndihmën e Kinës në mbulimin e origjinës së virusit.

"Arrestimet për dosjen 339, pse vetëm SPAK duhet të hetojë krimet zgjedhore?"

Analiza/ Preç Zogaj: “Peshq” të barabartë pavarësisht nga madhësia

Rama mes dhimbjes së madhe bën dedikimin prekës

Çfarë trishtimi! Fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po..

Mundësia për të zbuluar efektivitetin e masave të ndalimit nga Covid-19

Jeta është e paçmuar…por një çmim e ka!

2000 propozime në tavolinën e Nishanit, Mustafajit, Rulit dhe prof. Markut

Pretendentët e PD për deputet: Javës tjetër nis seleksionim