MENU
klinika

Ja ç'thonë studimet

Cilat janë pasojat e përdorimit të tepërt të antibiotikëve

28.07.2020 - 17:05

Antibiotikët janë barna të rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Roli dhe përfitimi i penicilinës dhe antibiotikëve të tjerë në eliminimin e infeksioneve bakteriale dhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve, është i vlerësuar dhe i pamohueshëm.

Megjithatë, në kohët e sotme disa medikamente që dikur kanë qenë të suksesshme në trajtimin e infeksioneve, nuk janë më efikase. Kur një antibiotik nuk funksionon siç duhet kundër një bakteri të caktuar, atëherë ky i fundit rezistencë ndaj ilaçit. Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga çështjet më shqetësuese shëndetësore në mbarë globin.

Çfarë e shkakton rezistencën ndaj antibiotikëve

Bakteret i rezistojnë antibiotikëve si pasojë e ndryshimit të pësuar në kohë.

Çdo bakter që i mbijeton një trajtimi me antibiotikë mund të shumohet dhe e gjithë kolonia të marrë aftësinë e rezistencës ndaj ilaçit.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve.

Sipas studimeve, një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme. Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.

Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit.

Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve. Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje.

Për më tepër, studimet mjekësore theksojnë se infeksionet që nxiten nga bakteret që u rezistojnë ilaçeve mund të shkaktojnë sëmundje të tjera më afatgjatë. Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.

Roli i juaj në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve

  • Shmangni infeksionet nëpërmjet një higjene të mirë.
  • Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin vaksinat e duhura.
  • Përdorni vetëm antibiotikë të rekomanduar nga mjeku dhe plotësojeni të gjithë ciklin e trajtimit.
  • Mos merrni kurrë antibiotikë të mbetur nga një kurë e mëparshme.
  • Mos merrni kurrë antibiotikë të rekomanduar për një pacient tjetër.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Përkeqëson kujtesën me kalimin e moshës

Si ndikon mbipesha në shëndetin e trurit

Disa pozicione s’i të përmirësojmë shëndetin

Joga me karrige, e mirë për të gjithë!

Shkencëtarët bëjnë zbulimin shokues

“Kapsllëku tregon se zemra juaj është në rrezik”