MENU
klinika

Kupa e Anglisë

City nuk bën “biss” në kupa, Arsenal në finale

18.07.2020 - 21:45

Manchester City ka zhvilluar një nga ndeshjet më të bukra të këtij sezoni, por është mundur 2-0 nga Arsenal. Ky është futbolli! City nuk bën “biss” në kupa, pasi fitoi Carabao Cup, eliminohet. Arsenal kalon në finale të Kupës së Anglisë, në pritje të fituesit Manchester United-Chelsea.

Arsenal zhbllokoi gjysmëfinalen në minutën e 19-të. Një gol i mrekullueshëm nga Topçinjtë, që ka ardhur falë bashkëpunimi Pepe-Aubameyang. I pari ka dhënë një asist perfekt, ndërsa i dyti ka bërë një finalizim magjik.

Në të dytën ishte përsëri Aubameyang ai që ka ndëshkuar Qytetarët në minutën e 71-të. Ylli i Topçinjve ka dalë i vetëm përballë Ederson dhe nuk ka gabuar. Pas kësaj, vendasit e Arsenal janë mbrojtur fort dhe kanë mbyllur ndeshjen 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN