MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Covid-19 ndal Edy Rejan të vijë në Shqipëri

03.07.2020 - 17:10

“Duhet të isha në Tiranë për grumbullimin me të rinjtë. Ky grumbullim është pjesë e një programi që zgjat me vite dhe na duhet të pres edhe 15 ditë për të parë nëse do të vij në Shqipëri.” Kështu deklaroi trajneri i Kombëtares, Edy Reja, në një proncim me Skype për “Top Channel”.

Ditën e hënë do të nisë një grumbullim për të parë më nga afër talentet e klubeve shqiptarë për të evidentuar ata që mund t’i shërbejnë kombëtares. Pritej që i pranishëm të ishte edhe trajneri Edy Reja, por pandemia e ka ndalur sërish teknikun italian.

Ndër të tjera, Reja theksoi se një nga objektivat është që të rritet niveli teknik i futbollit shqiptar: “Me video qëndroj në kontakt me stafin për të parë lojtarët e vitit 2000-2005. Jam duke ndjekur djem të ri që luajnë në Shqipëria, Zvicër, Francë, Gjermani. Nuk janë ende të njohur dhe kanë probleme me dokumentacionin. Janë pjesë e kombëtareve ku kanë lindur.

Do të jem në kontakt nëpërmjet video konferencës me të gjithë trajnerët e moshave të kombëtares, programi vazhdon edhe pse nuk jam aty. Një pjesë i njohim, një pjesë jo. Objektivi është të shohim çfarë prodhon futbolli shqiptar, kemi objektiv të rrisim nivelin teknik të futbollit shqiptar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Gazzetta dello Sport”

“Panucci më zhgënjeu, me Rejan synojmë Euro 2024”