MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Drita thyhet në derbi me Gjilanin, ndalet Ballkani

18.07.2020 - 18:05

Kryesuesit e Superligës në Kosovë janë thyer në derbi dhe tashmë kur mbeten edhe dy javë, kampionati është totalisht i hapur. Drita, që vinte nga një seri rezultatesh të mira, u mposht në derbi nga Gjilani 0-2.

Protagonistë absolutë të ndeshjes ishin dy sulmuesit nga Shqipëria, Sebino Plaku që shënoi golin e parë në 64’ dhe Gerhard Progni që dha asistin për Shalën, që nuk mund të gabonte me portën bosh. Pikërisht kjo fitore e Gjilanit që t’i afrohet me një pikë Dritës kryesuese.

Nuk përfiton Ballkani, që ndalet 2-2 në shtëpi me Prishtinën. Nëse vendasit e Ballkanit do të kishin marrë fitore, do të arrinin Dritën në krye. Siguron mbijetesën Flamurtari, ndërsa Trepca-Llapi përfundoi me festival golash.