MENU
klinika

Befasuese

Kampioni i botës në 2014-n lë futbollin 29 vjeç!

17.07.2020 - 14:42

Kur Philiphe Lahm u tërhoq nga futbolli 33 vjeç, shumë e cilësuan të nxituar veprimin e ti, për shkak se ai ishte në formë. Por kaq edhe nga ata që tërhiqen më shpejt. Andre Schurrle la futbollin aktiv me anë të një shkrimi në Instagram duke i shokuar të gjithë.

Gjermani vendosi ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 29 vjeçare pas eksperiencës së fundit në Rusi me Spartak Moscow. Borussia Dortmund nuk i ofroi kampionit të botës një kontratë të re dhe në këtë mënyrë Schurrle e mbylli shumë shpejt.

Në fakt, 29-vjeçari kishte disa oferta për të vazhduar karrierën. Benevento donte të joshte duke i ofruar një kontratë për sezonin e ri, por lojtari nuk e mendoi. Schurrle shihej si një përforcim i madh nga skuadra e trajnerit Pippo Inzaghi, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A.

Andre Schurrle ishte pjesë e Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, madje duke i shënuar dy gola Brazilit në gjysmëfinalen historike, që u mbyll 7-1. Ndërsa pas 6 vitesh ai të tërhiqet nga futbolli aktiv. Shpresojmë të ndërrojë mendje…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset