MENU
klinika

Serie A, Java 32

Katër gola mes Napolit e Milanit, por pa fitues

12.07.2020 - 22:43

Kryendeshja e ditës së sotme në Serie A ka dhuruar spektakël dhe gola, por në fund në “San Paolo” është fiksuar rezultati 2-2 mes Napolit dhe Milanit. Nuk ndryshojnë as pozicionet në renditje.

Milan kaloi i pari në avantazh me Theo Hernandez në 20’. Aksioni kuqezi nisi nga mbrojtja dhe u finalizua me një asist të bukur nga Rebic dhe golin e francezit te shtylla e dytë. Napoli barazoi Di Lorenzo në 34’, edhe pse portieri Donnarumma këtë herë bën një “dhuratë”.

Napoli e nisi pjesën e dytë fort dhe pas një sërë tentativash, gjeti golin e avantazhit me belgun Mertens në 60’, që goditi brenda zone dhe ka gjetur devijimin e Romagnolit për të befasuar Donnarumman. Menjëherë pas golit, Ibrahimovic zëvendësohet nga Leao.

Për të ardhur në 73’, ka penallti për miqtë. Kessie nuk fal dhe rezultati barazohet për herë të dytë. Në fund, pikërisht në 87’, Saelemaekers merr kartonin e dytë të verdhë në harkun kohor të dy minuta. Gjithsesi, nuk ndikon. Elseid Hysaj qëndroi në stol, sot nuk u preferua nga Gattuso.