MENU
klinika

Ja çfarë rrezikohet nëse nuk kryhet vaksina

KE, thirrje shteteve anëtare: Nisni vaksinimin e popullsisë kundër gripit

15.07.2020 - 16:17

Komisioni Evropian u bën thirrje shteteve anëtare të nisin më herët fushatën për vaksinimin e popullsisë kundër gripit, për të ulur rrezikun e shpërthimeve të njëkohshme të gripit dhe të COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Fushatat për vaksinim kundër gripit normalisht fillojnë në vjeshtë, por sivjet këshillohet që ato të fillojnë gjatë verës.

Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se spitalet mund të mbingarkohen nga një numër i madh pacientësh, siç ka ndodhur në kulmin e pandemisë së koronavirusit në Evropë, gjatë muajve mars dhe prill.

Komisioni Evropian po ashtu u bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit.

Këtë javë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëruan se vala tjetër e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse. Sipas tyre, Mbretëria e Bashkuar mund të regjistrojë rreth 120 000 vdekje të tjera nga koronavirusi në dimër.

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19, me mbi 292 000 të infektuar dhe mbi 45 000 viktima. Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13,3 milionë njerëz e ka shkaktuar mbi 57 000 vikitma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po nëse del vaksina kundër koronavirusit?

A do mund të vaksinohen masivisht vende si Shqipëria?