MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 35

Kukësi ndalet nga Skënderbeu, ka mbaruar gjithçka

24.07.2020 - 21:45

Kukësi dhe Skënderbeu kanë mbyllur raundin e parafundit të Superligës dhe në javën e fundit skuadrat do të luajnë për qejf. Ndeshja e fundit u mbyll 0-0 në Elbasan dhe tashmë gjithçka ka mbaruar, Kukësi do të luajë në Europa League, ndërsa Skënderbeu qëndron në mesin e renditjes.

Secili ekip ka pasur shanset e veta për të tundur rrjetën, por nuk ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë. Nuk ishte një ndeshje e mërzitshme, por kur pa objektiv, kthehet në e tillë, edhe temperaturat bëjnë të vetën. Java e fundit e Superligës do të luhet mesjavën e ardhshme.

Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Jashanica, Pollozhani, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Taipi, Bregu, Krasniqi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 35

Zgjidhen të gjitha enigmat në Superligë