MENU
klinika

Serie A, Java 31

Lecce merr fitore shprese, titulli iluzion për Lazion

07.07.2020 - 20:34

Lecce ka përmbysur Lazion në ndeshjen e parë të javës 31-të të Serie A. Lecce fitoi 2-1 në shtëpi dhe tashmë Lazio largohet edhe më shumë me titullin kampion. Dy humbje radhazi thuajse shuajnë shpresat për të pakur Juventus në krye.

Lazio shënoi e para në minutën e 5′ me Caicedo pas një gabimi të portierit vendas. Lecce barazoi në minutën e 30′. Mbrojtja e Lazios ishte krejtësisht inekzistente dhe lejoi vendasit që të barazonin shifrat për 1-1. Strakosha nuk kishte shanse që të reagonte.

Gjyqtari akordoi penallti në minutën e 45’+5′ për Leccen, por Moncosu nuk u tregua i saktë. VAR-i i dha të drejtë gjyqtarit, por gjuajtja e futbollistit vendas ishte skandaloze. Thomas Strakosha mbeti i palëvizur dhe shoqëroi topin që shkoi mbi traun e portës.

Lecce e ka nisur me vrull pjesën e dytë dhe Lucioni dërgoi topin në rrjetë në minutën e 48′, pasi iu shmang mjaft mirë mbulimit të mbrojtjes për 2-1. Ekipi kryeqytetas duket pa busull. Në minutën e tretë shtesë Patric lë me 10 veta Lazion dhe pas 7 minutash shtesë mbyllet 2-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN