MENU
klinika

Tani vëmendja në Champions

Messi nuk ndalet, theu dy rekorde të reja

20.07.2020 - 12:30

Lionel Messi dhe rekordet janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Argjentinasi nuk ndalet së shënuari emrin me gërma të arta dhe përjashtim nuk bën as në këtë sezon.

Messi ishte fantastik me Barcelonën, duke e mbyllur sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 finalizime, katër më shumë se rivali i tij më i afërt, Karim Benzema. Kuota më e ulët e Messit në vitet e fundit, rrjeta që nuk mjaftuan as për të ndihmuar Barcelonën të shpallet kampione.

Gjithsesi, kjo vlen shumë pak për Messin, që për herë të katërt radhazi shpallet si golashënuesi më i mirë i kampionatit, teksa fiton për herë të 7 në karrierë trofeun individual “Pichichi”.

Triumf që e kurorëzon Messin si sulmuesin më të mirë në Spanjë, pasi thyen rekordin e një legjende si Telmo Zarra, i cili është shpallur gjashtë herë golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll rreth 70 vite më parë. 25 golat në La Liga, Messi i ka shënuar në 16 nga 33 ndeshjet ku është aktivizuar.

Por jo vetëm kaq. Messi “thyen” edhe rekordin e Xavi Hernandes për numrin e asisteve në një sezon të vetëm. Me dy asistet ndaj Alaves, Messi shkon në kuotën e 21 shërbimeve për shokët e skuadrës, 1 më shumë se ish shoku i tij i skuadrës.

6 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar deri tani 30 gola në të gjitha kompeticionet me Barcelonën, shifër që mund të përmirësohet në sfidën e kthimit me Napolin në Champions e më tej, sigurisht nëse katalanasit do të kualifikohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN