MENU
klinika

"Kush do nuse?"

Në këtë qytet… mendojeni mirë, para se të jetë vonë!

20.07.2020 - 16:25

      Me zakone nga më të çuditshmet, nga jugu në veri dasmat shqiptare ruajnë me fanatizëm, traditat e hershme. Madhështia buron nga vetë historia e lashtë evropiane – shqiptarët dallohen lehtë nga shija e hollë e kostumeve, vallet, ritet e përcjelljes së nuses e shumë e shumë të tjera.

Dasmat shqiptare kushtojnë shumë, sidomos ata që organizojnë dasma tradicionale! Vetëm veshjet e nuseve, në Kërçovë kushtojnë mijëra euro, deri në 250 mijë.

Për të marrë një vajzë nga Kërçova e Maqedonisë, dhëndri i ardhshëm duhet të ketë 5 mijë euro, për një fustan sipas traditave shqiptare, ndërsa po ta shohësh në përgjithësi, atij i duhen 250 mijë euro, për të mbuluar të gjitha shpenzimet që kërkohen nga familja e vajzës.

Bizhuteritë prej ari, që nusja i mban natën e dasmës, zakonisht kanë çmime që variojnë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.

“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma ari 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin” – është shprehur Elton Mehaj, që ka qenë i pranishëm në një dasmë vendase.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armina Mevlani tregon planet për dasëm me Shkëlzen Berishën

“Dua të jetoj me delet, lopët dhe kuajt në fshat”