MENU
klinika

Vajza tjetër rëndë në spital. Vëllai i 56 vjeçares dha alarmin pasi…

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, policia jep detaje

02.07.2020 - 19:58

Përveç dy viktimave, nënë e bijë, në spital ndodhet në gjendje të rëndë edhe vajza tjetër e 56 vjeçares.

Policia e Tiranës bën me dije se paraprakisht dyshohet se ato janë vetëflijuar.

Policia sqaroi se kanë qenë vëllai i gruas ai që ka dhënë alarmin pasi ato nuk përgjigjeshin në telefon dhe as trokitjeve në derë.

Njoftimi:

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.