MENU
klinika

"Streaming"

Netfilx publikon filmat me shikueshmëri rekord

26.07.2020 - 13:59

          Një prej shërbimeve më të popullarizuara ‘streaming’- Netflix, gjatë kësaj jave, ka publikuar listën e 10 filmave më të ndjekur në këtë platformë.

Platforma e famshme është e njohur për mospublikimin e të dhënëve, sidomos kur janë negative, teksa kësaj radhe ka vendosur të tregojë më shumë për filmat e vet origjinalë.

Tre filmat më të shikuar në Netflix, janë: “Extraction”, “Bird Box” dhe “Spenser Confidential”.

Sipas Bloomberg, nga filmat më të shikuar, shikuesit kanë pëlqyer më shumë projektet, në të cilat luajnë aktorë të njohur, si Chris Hemsworth, Sandra Bullock, Ryan Reynolds, Adam Sandler, Jennifer Aniston, Mark Wahlberg, Ben Affleck, Robert De Niro, Al Pacino etj.

Më poshtë, lista e filmave më të shikuar të Netflix:

1. Extraction (99 milionë shikime)

2. Bird Box (89 milionë shikime)

3. Spenser Confidential (85 milionë shikime)

4. 6 Underground (83 milionë shikime)

5. Murder Mystery (73 milionë shikime)

6. The Irishman (64 milionë shikime)

7. Triple Frontier (63 milionë shikime)

8. The Wrong Missy (59 milionë shikime)

9. The Platform (56 milionë shikime)

10. The Perfect Date (48 milionë shikime)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti “Rolling Thunder Revue”

“Netflix” një dedikim për Bob Dylan

Festivali i 75-të i Filmit

“Roma” rrëmben “Luanin e Artë”

Mund të rishkohet vitin e ardhshëm

Asnjë ndryshim në rregullat për “Oscars”

"Rastësi të vërteta"

Çelentano, e sajoi këngën hit!