12.07.2020 - 21:22
Pas Chelsea, edhe Leicester ka gabuar në javën e 35-të të Premier League dhe tashmë rrezikon të marrë pjesën në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bournemouth përmbysi 4-1 “Dhelprat” në pjesën e dytë.
Ishin miqtë që shënuan me Jamie Vardy në 23’. Koicidencë shifrash, pasi është goli i 23-të. Me këtë gol, sulmuesi vazhdon të betonizojë vendin e parë në renditjen e golashënuesve në Premier League, teksa 3 gola më poshtë ndodhet Aubameyang i Arsenal.
Por furia e vendasve do të vinte në pjesën e dytë. Plot 4 gola për Bournemouth, që me këtë fitore mbajnë gjallë shpresat për të mbijetuar, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi. Në mesin e pjesës së dytë Leicester mbeti me 10 lojtarë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 35
“Ringjallet” Tottenham, fiton derbin londinez
Premier League, Java 35
Tjetër “shuplakë” e Manchester Cityt
Premier League, Java 35
Sheffield mposht Chelsea, në garë për Champions
Premier League, Java 35